Sherr mes dy personave në Veternik të Kosovës. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “Insajderi”, dy persona të paidentifikuar, kanë dalë nga makinat dhe kanë nisur që të përleshen fizikisht në mes të rrugës.
Në pamje duket momenti që njëri prej të përfshirëve në debat në mes të rrugës ka nxjerrë një pistoletë, por edhe tjetri nuk ka mbetur pa u mbrojtur. Sipas dëshmitarëve okularë, të dy të rinjtë janë larguar nga vendngjarje menjëherë pasi të tjerët kanë njoftuar Policinë.