Amerikanët do të kenë dy vaksina të koronavirusit para Krishtlindjeve

0
Amerikanët do të kenë dy vaksina të koronavirusit para Krishtlindjeve

Dy vaksinat e para kundër koronavirusit do t’u jepen amerikanëve përpara Krishtlindjeve, tha Ministri i Shëndetësisë Alex Azar pasi Moderna Inc njoftoi sot se po aplikon për miratim nga rregullatorët amerikanë, një vaksinë pas BioNTech dhe Pfizer.

Azar i tha CBS se ai dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence do t’i drejtoheshin guvernatorëve sot gjatë ditës për të diskutuar çështjen e vaksinave dhe cilat grupe të popullsisë duhet t’i paraprijnë operacionit të vaksinimit.

Më herët, nënkryetari i Komisionit, Margaritis Schoinas tha se deri në fund të vitit vala e parë e vaksinimit do të fillojë edhe në Evropë.

Artikulli i mëparshëmMbyllja e dytë prej Covid-19, më e suksesshme: A e kemi gjetur formulën e duhur
Artikulli i radhësZaev ia përplas Bullgarisë: Ne do të hyjmë në BE si maqedonas që flasin maqedonisht!