Drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, Eliona Demaliaj në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live” ka thënë se në atë institucion nuk ka pasur raste që kanë shkuar për të abortuar për shkak të gjinisë së foshnjës.
Aborti selektiv sipas saj ka ardhur duke u ulur sepse këtë e tregojnë shifrat e larta të femrave dhe është e dënueshme me ligj.
“Shtatzënia mund të ndërpritet deri në javën e 12 të shtatzënisë,ndërsa në javën e 22 kur fetusi ka anomali apo nëna rrezikon jetën e vet nga vazhdimi i shtatzënisë. Është e dënueshme me ligj aborti selektiv. Ne jemi të detyruar të denoncojmë, në rast se vjen në spital për shkak të komplikacioneve, por që të kryhen këtu jo. Ligji për abortin i vitit 1995 e përcakton si veprim kriminal, të jashtëligjshëm. Të pasurit djem lidhet me pjesën e të pasurit të pronës, por kjo do të përfundojë kur të krijohet pavarësia e grave në Shqipëri”, tha Demaliaj.