Nga data 10 Dhjetor agrobizneset dhe fermerët mund të nisin të aplikojnë për grante nga fondi prej 29.1 milionë euro i vendosur në dispozicion nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare për mbështetjen e sektorit bujqësor. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural bën me dije se aplikimet për thirrjen e tretë të programit IPARD 2 hapen zyrtarisht me 10 Dhjetor, çka do të thotë se agrobizneset duhet ti shfrytëzojnë ditët për të bërë gati dosjet dhe planbizneset e tyre.
Në thirrjen e tretë do të financohet masa 1 me buxhet total 21.5 milion EURO, ku një aplikant mund të përfitojë më shumë se një projekt investimi, më ku do të mbështetet deri në 1,5 milionë euro për të gjithë kohë zgjatjen e periudhës së programit. Përqindja e mbështetjes publike është e barabartë me 60% të totalit të kostove të pranueshme të investimit; deri në 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç); • deri në 70% për investimet në zona malore.
Ndërsa masa 3 ka në total një buxhet prej 7.6 milion euro dhe mbështetja arrin deri në 2 milionë euro. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 50% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit. Për masën 1 do të mbështeten të gjithë sektorët e përcaktuar në programin IPARD II, ndërsa për masën 3, do të mbështetet vetëm sektori përpunimit të fruta perimeve.
Dorëzimi i aplikimeve fillon nga data 10 dhjetor 2020 deri në datën 25 Janar 2021. Aplikimet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura me titullin “Thirrje për Dorëzimin e Aplikimeve”, së bashku me titullin e masës, emrin e plotë dhe adresën e aplikantit dhe me shënimin “Të mos hapet përpara dorëzimit”. nëpërmjet dërgesës postare rekomande dhe dorazi, ndërsa çdo lloj forme tjetër aplikimi do të refuzohet.