EODY, Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka njoftuar se janë identifikuar 1044 raste të reja me COVID-19, prej të cilave 9 u zbuluan pas kontrolleve në hyrje të vendit.
Në total, numri i përgjithshëm i rasteve ka mbërritur 105271. Ndërsa 600 pacientë po trajtohen të intubuar, 581 pacientë të tjerë janë liruar nga ICU.
Gjatë ditës së sotme janë raportuar 85 vdekje të reja, duke e çuar numrin e humbjeve të jetës në 2406 në total.