Kumbulla mposht virusin: mbrojtësi ishte infektuar para ndeshjeve të kuqezinjve në Nations League

0

Nuk luante nga pauza e kombëtareve për Nations League, për shkak se rezultoi pozitiv për Covid 19 dy ditë përpara, tashmë Marash Kumbulla bëhet gati të kthehet në dispozicion të teknikut Fonseca. Një rikthim i rëndësishëm për portugezin dhe Romën, duke qenë se 20 vjecari ishte një nga mbrojtësit më në formë dhe tashmë ka rezultuar negativ në tamponin e fundit të kryer.

Tamponi vendimtar ka qenë ai të cilit mbrojtësi iu nënshtrua një ditë më parë, pas disa tentativash të bëra në ditët e kaluara, që tregonin gjithmonë pozitivitetin e futbollistit ndaj virusit. Tani për mbrojtësin e kombëtares shqiptare janë programuar vizitat e aftësisë sportive, pas të cilave mund ti bashkohet grupit për stërvitet në Trigoria.

Natyrisht një lajm i mirë për teknikun Fonseca që rikuperon një tjetër mbrojtës qendre në pritje të kuptojë më mirë se cila është gjendja e Smalling (shqetësim në gju) e Mancinit (lodhje në aduktor).

Artikulli i mëparshëmStudimi i ri/ Ja si Covid prek trurin, duke kaluar përmes hundës
Artikulli i radhësLAJM I FUNDIT/ Hapet spitali Covid 4