Faqja në Facebook e “JOQ Albania”, e njohur për denoncimet direkte dhe pa filtra të qytetarëve shqiptarë është mbyllur. Facebook ka marrë vendimin të mbyllë faqen me miliona ndjekës, për arsye që ende nuk janë të qarta.
Administratori i faqes në fjalë, Gent Çekeli, citohet nga portali Dosja.al, se e pohoi këtë gjë. Çekeli u shpreh se po punojnë për ta kthyer faqen dhe se nga platforma në fjalë nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me motivin e mbylljes.
“Asnjë motiv s’na kanë dhënë, po punojmë për ta kthyer,”- u shpreh Çekeli.
Ndërsa publikisht Çekeli fajëson qeverinë për këtë mbylle, duke e cilësuar si një “armatë sufllaqesh”.
“Lajm i mirë për politikanët, Pas mbylljes së WEBSITE, armata e sufllaqeve mbyll edhe JOQ Alabania në Facebook. Lufta vijon…Fundja, ata kanë mbyllur Shqipërinë, kanë vrarë shpresën dhe kanë vrarë të ardhmen. Zoti ju ruajttë,”- shkruan Çekeli në Facebook.
Kjo nuk është hera e parë që JOQ has të tilla problematika. Më herët, në nëntor të vitit 2019, AKEP pa asnjë motiv ligjor, mbylli potalin e JOQ.
Statuset:1 / 2