Këngëtari Notis Sfakianakis është liruar me kusht pasi, policia greke e arrestoi gjatë orëve të mbrëmjes të së djelës. Këngëtari i famshëm ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në aksin që lidh qendrën e Athinës me zonën bregdetare Vuliagmeni, në momentin që u ndalua prej një patrulle të policisë e cila po kryente kontrolle për masat anti covid në kryeqytetin e vendit. Pasi u ndalua, policët konstatuan sjellje të çuditshme prej këngëtarit të famshëm,ndaj dhe vendosën të kontrollojnë mjetin. Në çantën e tij u gjet një pistoletë të cilën këngëtari aq shumë i debatuar për sjelljen e tij raciste dhe antisemite e mbante pa leje, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë. Dyshohet se në momentin e ndalimit, këngëtari i famshëm grek,kishte përdorur sasi të lëndës narkotike
FAQJA KRYESORE KRONIKË Me armë dhe kokainë në makinë, gjykata liron këngëtarin grek, Notis Sfakianakis