Nafta bie lehtë, por rritet me 20% në nëntor. Investitorët, në pritje të takimit të OPEC dhe aleatëve. Bursa për datën 30 Nëntor 2020

0

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, pasi investitorët po tregohen në kujdesshëm, në pritje të takimit të OPEC+, që me shumë mundësi do të vendosë të shtyjë marrëveshjen për uljen e prodhimit me 7.7 milionë fuçi në ditë, deri në mars të 2021. Në anën tjetër, shpresat se shumë shpejt do të nisë përdorimi i vaksinës po kufizojnë humbjet. Kontratat e naftës Brent të Londrës, që skadojnë më vonë gjatë ditës së sotme, po tregtohet në rreth 47.5 dollarë për fuçi. Ndërsa, nafta bruto amerikane për janarin po tregtohet në rreth 45 dollarë për fuçi.

Në mbyllje të sesionit të sotëm, dy bençmarkët kryesorë pritet të publikojnë fitime mujore prej më shumë se 20%, gjatë nëntorit, fitimet më të mëdha që nga maji. Nafta është mbështetur nga shpresat se vaksinat kundër koronavirusit do të limitojnë përhapjen e virusit dhe do të mbështesin kërkesën për naftë. Analistët dhe tregtarët parashikojnë se OPEC+ nuk do të rrisë prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga janari, siç parashikohej në marrëveshjen e muajit prill, pasi rritja e infektimeve me koronavirus po dëmton rritjen e kërkesës.

Grupi i vendeve prodhuese e nisi raundin e parë të bisedimeve që të dielën pasdite, por deri tani nuk ka arritur një marrëveshje mbi politikat e prodhimit për vitin 2021. Takimi i OPEC+ përfundon të martën. Vala e dimrit e infektimeve me Covid-19 parashikohet ta rrëzojë kërkesën globale për naftë me rreth 3 milionë fuçi në ditë. Megjithatë, kjo rënie pjesërisht po kompensohet nga rritja e kërkesës në Azi.

Bursa për datën 30 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA400.50– 8.75
DIESEL383.50– 4.75

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmBlloku i Vishegradit po kërcënon ta copëtojë BE-në
Artikulli i radhësFlet skulptori i statujës së Skënderbeut në Prizren: Ejani shikojeni nga afër