Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kremlin.
Truproja e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur t’i japë fund jetës, teksa është vetëvrarë.
Sipas mediave vendase, Mikhail Zakharov është gjetur pa shenja jete dhe dyshimet e para janë që ai ka vrarë veten. Ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi fatal të Zakharov dhe 2 janë pistat.
Duke ju referuar mediave ruse, gjatë kësaj periudhe Zakharov ishte në proces divorci me gruan e tij, ndërkohë që shpesh kishte shfaqur pakënaqësi edhe me mënyrën e trajtimit në punën e tij si badigard i Putin.
Për shkak edhe të kufizimeve nga Covid-i, ai qëndronte në punë mbi 15 orë, madje nuk merrte as para shtesë.
Për këtë, agjencia e zbatimit të ligjit në Rusi ka nisur hetimet për të zbuluar edhe rrethanat që dërguan Zakharov e vendimit ekstrem.