Duke drejtuar një “Ford Fiesta”, i riu me origjinë shqiptare u përplas me një nga pemët anës rrugës përgjatë Matteotti, në Argenta.
Sipas informacioneve, përplasja ishte aq e fortë, sa drejtuesi i mjetit nuk arriti të mbijetonte. Ai është një 22 vjeçar me origjinë shqiptare i quajtur Gevis Muhaj.
Djali jetonte në San Biagio. Ai punoi si punëtor mekanik kontraktor në një kompani të rëndësishme ushqimore në Lavezzola (Ravenna).
Përplasja ndodhi dje rreth orës 2.30 pasdite. Për arsye ende të panjohura për hetuesit dhe policinë, i riu humbi kontrollin e makinës dhe rrëshqiti përtej rrugës, duke u përplasur me një rrap të madh. Goditja ishte aq e dhunshme sa shkatërroi makinën. Pas përplasjes së parë, mjeti u përplas me një tjetër pemë.
Ambulancat mbërritën menjëherë në vendngjarje por nuk kishin asgjë për të bërë për të riun shqiptar. Ndërhyrja e ekipit zjarrfikës Portomaggiore ishte e nevojshme për të nxjerrë trupin e pajetë, midis llamarinave të makinës.
Disa hipoteza janë duke u shqyrtuar nga hetuesit, që nga asfalti i laguar pas shiut, një pengesë e papritur, shpejtësia tejet e lartë ose një sëmundje e papritur e të riut që mund të ketë shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit.
“Ne biseduam në telefon gjysmë ore para se të ndodhte aksidenti – thotë me lot në sy një nga miqtë që, ashtu si ai, frekuentonte një lokal në zonën afër Celletta. “Nuk mund ta dija se do të ishte hera e fundit”.
Pas ndarjes nga jeta, 22-vjeçar lë nënën e tij, babain dhe të motrën. Tani trupi është në Institutin Ligjor Ferrara, në pritje të autopsisë./ Panorama/