KQZ miraton shpërndarjen e mandateve sipas 12 qarqeve për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021.
Qarku i Dibrës dhe i Gjirokastrës do të kenë një mandat më pak në Kuvendin e Shqipërisë.
Kështu, në zgjedhjet e 25 prillit, Tirana dhe rrethinat e saj do të nxjerrin 36 mandate deputetësh në Parlamentin e Shqipërisë, ndërsa Dibra dhe Gjirokastra, përkatësisht pesë dhe katër mandate.
Ndarja e mandateve sipas qarqeve:
Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate
Qarku Dibër – 5 (pesë) mandate
Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Fier – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate
Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate
Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Kukës – 3 (tre) mandate
Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate
Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate
Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, ndërsa kundër mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.