Avokati paralajmëron ‘të ardhme të zymtë’: Këtu s’ka moral, gjykatës e prokurorë të shkarkuar japin…

0
Saimir Vishaj paralajmëron 'të ardhme të zymtë':

Avokati Saimir Vishaj deklaroi se përsa kohë gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga sistemi i drejtësisë mësojnë studentët, nuk mund të flitet për moral.

Vishaj u shpreh se një emër i shkarkuar për korrupsion, nuk ka çfarë i mëson brezit të ri. Ai bëri thirrje që diçka e tillë të mos lejohet më.

“N.q.s neve do të pranojmë që gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë larguar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite të mësojnë gjyqtarët e rinj dhe të prokurorët e rinj tek Shkolla e Magjistraturës, atëherë neve nuk kemi zgjidhur gjë. Sepse e para ty të mungon integriteti moral që ti gjyqtar apo prokuror që ke ikur me dorëheqje apo je përjashtuar nga vetingu të na përgatisë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj apo juristët e rinj nesër. Këtu nuk ka moral. Megjithatë unë mendoj dhe i qëndroj që i bëj thirrje të gjithë drejtuesve të këtyre institucioneve që të gjithë gjyqtarët, prokurorët që janë larguar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë mos t’i lejohet  pjesëmarrja si trupë pedagogjike. Kanë ikur me të drejtë apo kanë ikur pa të drejtë ka një vendim të KPA-së, por brezit të ri të cilët ne po mundohemi të fusim një brez të ri në kapacitetet e reja të gjyqësorit të mos jenë pjesë e mësimdhënies këta gjyqtarë dhe prokurorë të cilët kanë ikur për mungesë të integritetit apo dhe për korrupsion në shumë raste. Se në fund fare çfarë do të mësojë ai gjyqtari dhe prokurori i ri nesër dhe nga kush do ta mësoj nga ky që iku për integritet apo paaftësi apo për korrupsion. Këtu është gjithë problemi që unë e shoh të nesërmen çik të zymtë”, tha ai në Vizion Plus.

Artikulli i mëparshëmÇfarë kuptimi kanë këto 2 vrima në fund të shpinës
Artikulli i radhësMilan vendos pikat mbi “i”/ Takim me agjentin për të ardhmen e Calhanoglu