KRAHASIMI/ Ja sa madhështore duket skulptura e Skënderbeut në 12 metropolet e Evropës dhe ‘vepra’ otomane në Prizren

0

Featured image of article: FOTOT-KRAHASIMI/ Ja sa madhështore duket skulptura e Skënderbeut në 12 metropolet e Evropës dhe ‘vepra’ otomane në Prizren

Simboli i lirisë, pathyeshmërisë, unitetit, Skënderbeu është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, që edhe pse kanë kaluar shekuj, ende për të flitet. Mjaftoi një punim i skulptorit Sinan Alija, i vendosur në qendër të Prizrenit në Kosovë, që e gjithë shqiptaria të bëhej bashkë në një mendim “Ky nuk është Skënderbeu ynë”. Edhe pse mendimet janë të kundërta, të paktë janë ata që kanë pohuar publikisht se iu pëlqen vepra e Prizrenit.

Por të shohim pak më thellë?

A është vetëm debat mes atyre që nuk arrijnë të kuptojnë artin, apo proverbi ‘e bukura është universale dhe perceptohet nga të gjithë’ vlen edhe për këtë rast?

Për të hedhur dritë le të shohim monumentet në nder të Heroit tonë Kombëtar në të gjithë Evropën.

Monumentin e Skënderbeut në Tiranë realizuan, Odhise Paskali, Andrea Mano dhe Janaq Paço (1968) dhe është vepra emblemë që “përshëndet” miliona turistë dhe shqiptarë që kalojnë në sheshin që mban të njëjtin emër.

Skenderbeu ne Tirane

Shtatorja e Skënderbeut ndodhet edhe në Prishtinë, realizuar nga skulptori Janaq Paço, në vitin 2003.

Skenderbeu ne Prishtine

Busti i Skënderbeut ndodhet edhe në Gjenevë, i përuruar më 1 nëntor 1997, realizuar nga Odhise Paskali, është i vendosur në pragun e madh që quhet William Poppard, buzë liqenit Leman. Me shikim nga liqeni, kjo vepër arti skalit madhështinë e historisë tonë kombëtare.

Skenderbeu ne Gjeneve

Përmendorja e Skënderbeut në Londër

Skulptura e Skënderbeut në Londër u vendos me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, më 28 nëntor 2012. Skulptura është vepër e skulptorit Kreshnik Xhiku.

Skenderbeu ne Londer

Projekti i statujës së Skënderbeut në Paris

Projekti i statujës së Skënderbeut në Paris, i ndërmarrë nga “Solidest”-i që në vitin 1996, ka parasysh variantin e heroit tonë kombëtar mbi kalë. Skulptura u vendos në vitin 2016 në sheshin që mban emrin e tij në Paris.

Skenderbeu ne Paris

Statuja e Skënderbeut në Romë

Skenderbeu ne Rome

Statuja e Skënderbeut ne Michigan

Skenderbeu ne Michigan

Buste të Heroit Tonë Kombëtar janë vendosur po ashtu edhe në Spanjë, Melburn të Australisë, Buenos Aires dhe Nju Jork.

Të gjitha këto vepra në 12 qytete, kanë në fokus fuqinë e Heroit, ndërsa në Prizren, siç edhe vetë artisti pohoi, referencat historike të bazuar në historinë shqiptare nuk kanë rëndësi, pasi sulltani turk e dinte më mirë pamjen e Skënderbeut, sesa Marin Barleti.

Artikulli i mëparshëmVasili: Pas denoncimit nga Basha dhe opozita për fshehjen e shifrave, vdekjet nga COVID-19 në Shqipëri janë rritur me 64%
Artikulli i radhësStudimi i Oksfordit: Ja sa zgjasin pasojat e dëmtimit të mushëkrive tek të infektuarit me Covid-19