Joakim Lëv do të vazhdojë të jetë trajneri i Gjermanisë, të paktën deri pas Europianit, që është planifikuar të zhvillohet në verën e vitit 2021.
Pas mbledhjes së mbajtur ditën e sotme mes drejtuesve të Federatës Gjermane të futbollit, është vendosur që Lëv të qëndrojë në drejtim të kombëtares.
Pas humbjes turpëruese që Gjermania pësoi nga Spanja, menjëherë filloi të flitej për një largim të trajnerit Lëv, por drejtuesit i kanë dhënë edhe një mundësi tjetër.
Federata ka treguar mbështetje ndaj trajnerit dhe për këtë arsye kanë vendosur t’i besojnë ende, të paktën deri pas Europianit.