Shqiptari bën vetëgjyqësi në Greqi: Nuk i dha paratë, lyen me vodka dhe i vë zjarrin pronarit të hotelit në Santorini

0
This image has an empty alt attribute; its file name is Greki.jpg

Policia greke ka arrestuar një 20 vjeçar me origjinë nga Shqipëria me akuzën e vrasjes së një pronari hoteli në ishullin e famshëm Santorini.

Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar fillimisht goditi me një send të fortë pronarin e hotelit duke e shtrirë në tokë, më pas i hodhi vodka në trup duke i vënë zjarrin në fund.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu shqiptar e goditi punëdhënësin grek për shkak se ky i fundit nuk i kishte paguar 200 euro, për të cilat i detyrohej.

69-vjeçari Nikos Halaris u gjet i pajetë, gjysmë i djegur disa minuta më pas në ambientet e hotelit.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë duke tmerruar Greqinë për mënyrën si ndodhi krimi, por verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë bëri që policia të shkojë tek autori i dyshuar i ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmGazetari Artan Hoxha, tregon kush fshihet pas vrasjeve në Shkodër: Aty s’ka njisha, kush e ka menduar e ka parë foton në shtyllë
Artikulli i radhësPas “Hilton”, pandemia mbyll edhe hotel “Tirana International”, ikona e akomodimit në kryeqytet