8 mijë metër kub ujë dhe gati 9 milion euro kosto – Pishina më e thellë e botës hap dyert për publikun

0

Pishina më e thellë në botë e notit u hap të Shtunën në qytetin polak Mszczonow, pranë Varshavës. Pishina, e quajtur ‘Deepspot’, është e thellë 45,4 metra dhe e mbushur me 8,000 metër kub ujë – më shumë se 20-fishi i vëllimit të një pishine standarde të gjatë 25 metra.

Vendi përmban riprodhime të shpellave nënujore dhe rrënojat e Majave, si dhe një anije e mbytur e cila mund të eksplorohet.

Ndryshe nga pishinat e zakonshme, kompleksi ‘Deepspot’ mund të strehojë klientë edhe gjatë pandemisë COVID-19, pasi konsiderohet si një qendër trajnimi për zhytësit.

“Këtu nuk ka asnjë peshk të bukur ose shkëmbinj nënujorë koralesh, kështu që nuk është një zëvendësues për detin, por është me të vërtetë një vend i mirë për të mësuar dhe stërvitur në mënyrë që të zhyteni të sigurt”, tha Przemyslaw Kacprzak, një zhytës 39-vjeçar i cili ishte ndër ata që morën pjesë në hapjen e pishinës.

“Dhe kjo është qesharake! Është si një kopsht fëmijësh për zhytësit!”, shtoi ai.

Pishina do të përdoret gjithashtu nga zjarrfikësit dhe ushtria.

Ndërtimi zgjati dy vjet dhe kushtoi 40 milion zloty (8.9 milion euro). U përdorën rreth 5,000 metër kub beton.

Pavarësisht nga përmasat e tij të mëdha, ‘Deepspot’ do të humbasë kurorën e saj së shpejti, pasi një pishinë e re, 50 metra e thellë, e quajtur ‘Abyss’, do të hapet në Merseyside, MB, në 2021. (Euronews)

Artikulli i mëparshëmRegjistër i ri për kreditë; BSH miraton funksione shtesë për disa banka
Artikulli i radhësMami më seksi/ Olta Gixhari nuk i lë vend imagjinatës, pozon pa të brendshme dhe shkakton lumë komentesh (FOTO)