Analisti Andi Bushati paralajmëroi trazira më 25 prill. Ai theksoi se nuk do të ketë zgjedhje në vend, e këtë e lidhi me shumë faktorë, ndër të cilat, përfshirjen e medias dhe e të “fortëve”.
Bushati tha se ndryshimet e njëanshme kushtetuese janë fillimi i masakrës që do të ndodhë më 25 prill.
“Duket e rëndë kur t’i e thua, por në fakt prandaj po them me ç’presim të ndodhë kjo është një makiazh i bërë keq. Nuk do të ketë zgjedhje në këtë vend, nga mënyra si do të sillen mediat, nga pikëpamja që do të hyjnë të fortët në lojë.
Nëse do të kemi ende të pa ndëshkuar që nga zgjedhësit e Fierit në 2009 e deri tek ata të zgjedhjeve të Dibrës dhe Durrësit tani. Ai që do të vjedhë vota prapë do të jetë një njeri i nderuar.
Prandaj është shumë e rëndësishme ajo që Rama bëri në mënyrë të njëanshme për të ndryshuar kushtetutën. Sinjali që jepet është që e gjithë piramida që do të merret me zgjedhjet duhet të veprojnë si veprova unë. Unë marr përgjegjësinë e mëkatit fillestar dhe të gjithë dot të bëjnë kështu. Kjo është fillimi i masakrës që do të ndodhë në 25 prill”, deklaroi Bushati për Open.