Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar se makina e tij tip BMW u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro, duke hedhur poshtë pretendimin e Fevziut për një pagesë prej 100 mijë eurosh.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse është e drejtë që ministri i një vendi si Shqipëria të mbajë një makinë luksoze, Lleshaj tha se makina e tij kushton më pak se makinat e shumë drejtorëve të Policinë e Shtetit.
Pjesë nga intervista
Lleshaj: Ministri mban një makinë që kushton shumë më pak se sa makinat që mbajnë shumë punonjës të policisë së shtetit.
Fevziu: Kushton 100 mijë euro.
Lleshja: Vëre sa të duash. Kjo makinë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.
Fevziu: Aq e marr dhe unë një.
Lleshaj: Duhet të jesh Ministër i Brendshëm.
Fevziu: Ku është marr makina?
Lleshaj: Tek prodhuesi direkt, në Bavari.
Lleshaj: Nuk është e blinduar, është e thjeshtë me konfiguracionin normal.
Fevziu: E di që fillojnë nga 95 mijë euro.
Lleshaj: Aq kushton për blerësit e zakonshëm. Prodhuesi favorizon një kategori të caktuar klientësh.