Gjyqi më i madh për pedofilinë në Francë: Kirurgu i njohur abuzoi qindra fëmijë, përfshirë mbesat

0
Gjyqi më i madh për pedofilinë në Francë: Kirurgu i njohur abuzoi qindra fëmijë, përfshirë mbesat

Një kirurg francez në pension është dënuar me 15 vjet burg në fund të gjyqit të tij me dyer të mbyllura për përdhunimin dhe abuzimin seksual të katër fëmijëve, në pjesën e parë të gjyqit më  të madh për pedofilinë që është zhvilluar ndonjëherë në Francë. Sepse, një gjyq i dytë pritet.

Joel Le Scouarnec, 70 vjeç, mbeti  ndërsa vendimi u lexua të enjten në gjykatën e Saintes në Francën perëndimore, duke mbajtur duart të kryqëzuara pa i hedhur asnjë vështrim viktimave të tij, të cilat përqafuan njëra-tjetrën, të mposhtura nga emocionet.

Le Scouarnec, i cili mund të ishte përballur 20 vjet pas hekurave pasi u shpall fajtor për të gjitha akuzat, gjithashtu do t’i nënshtrohet një urdhri mbikëqyrje tre-vjeçar në fund të dënimit të tij. Ai ka 10 ditë për të apeluar.

Gjykatësja Isabelle Fachaux tha se pavarësisht një dënimi në vitin 2005 për shikimin e pornografisë me fëmijë, Le Scouarnec kishte vazhduar të bënte shkelje, duke e bërë të nevojshme masën për ta burgosur gjatë.

“Ne jemi vërtet të kënaqur … është një vendim i drejtë”, tha Francesca Satta, avokate e një prej viktimave, e cila kishte raportuar Le Scouarnec në 2017.

Në fjalët e tij të fundit në gjykatë, Le Scouarnec tha se ai nuk priste butësi, sipas avokatëve të pranishëm në gjyqin që u mbajt me dyer të mbyllura me kërkesë të viktimave.

“Unë nuk kërkoj falje ose dhembshuri … vetëm të drejtën për t’u bërë përsëri një njeri më i mirë,” u citua ai të thoshte.

“Ai shpjegoi se ishte penduar shumë … pa kërkuar domosdoshmërisht një falje. Ai e di se ajo që bëri ishte e pafalshme,” tha avokati i tij Thibaut Kurzaëa.

Gjyqi i dytë i mundshëm

Mjeku dikur i respektuar dhe babai i tre djemve tani përballet me një gjyq të dytë të mundshëm që përfshin qindra raste të sulmeve seksuale ose përdhunimeve.

Le Scouarnec u akuzua në vitin 2017 pas dëshmisë nga një prej viktimave të tij, vajzës gjashtë vjeçare të fqinjit të tij.

Hetimi zbuloi shpejt tre të tjerë – dy nga mbesat e tij, të përdhunuara midis viteve 1989 dhe 1999 dhe një pacient në spital i cili ishte vetëm katër vjeç në vitin 1993.

Prokurorët thonë se kontrollet në shtëpinë e Le Scouarnec zbuluan arkivat që detajonin sulmet seksuale ose përdhunimet e madje 312 viktimave, si të rritur dhe fëmijë, duke filluar nga viti 1986 kur ai punonte në spitalet e Francës

Policia gjeti më shumë se 300,000 imazhe të pahijshme të të miturve, përfshirë fotografitë e dy mbesave të tij.

Le Scouarnec pranoi sulmin ndaj katër fëmijëve, por fillimisht mohoi akuzat për përdhunim.

Gjatë gjyqit, i cili filloi të hënën, Le Scouarnec pranoi se kishte përdhunuar mbesat e tij, tani të moshës 35 dhe 30 vjeç. Pranimi i fajita nga ai “u solli lehtësi “, tha avokatja e dy viktimave, Delphine Driguez.

Artikulli i mëparshëmPresidenti i Këshillit Europian i ashpër me Turqinë: ‘Loja e maces me miun duhet të mbarojë’
Artikulli i radhësMaqedoni: Deputetët me pizhama në seanca online, por jo fjalim nga tualeti!