Maqedoni: Deputetët me pizhama në seanca online, por jo fjalim nga tualeti!

0
Maqedoni: Deputetët me pizhama në seanca online, por jo fjalim nga tualeti!

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut kanë paraqitur qindra amendamente  të qëllimshme dhe absurde vetëm  e vetëm për të bllokuar Rregulloren e Procedurës për punën e deputetëve në distancë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Disa nga amandamentet e tyre parashikojnë që deputetët të mund të hyjnë online vetëm nga dhoma e ndenjjes dhe jo nga dhoma e gjumit apo tualeti. Amendamentet gjithashtu kërkojnë edhe që deputetët që hyjnë online pas orës 20:00, duhet të jenë të veshur me pizhama.

Partitë e opozitës VMRO-DPMNE, e Majta dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët/Alternativa kanë paraqitur më shumë se 3,000 amandamente për të bllokuar ndryshimet në Rregulloren e Punës të Parlamentit që do të lejonin ligjbërësit e infektuar me koronavirus të merrnin pjesë online në seanca.

VMRO-DPMNE dorëzoi 1350 amandamente, e Majta rreth 1400 dhe Aleanca me Alternativën rreth 400. Opozita konsideron se puna e Kuvendit në internet është antikushtetuese dhe prandaj dëshiron të bllokojë ndryshimet.

LSDM në pushtet beson se kjo është papërgjegjësi.

Artikulli i mëparshëmGjyqi më i madh për pedofilinë në Francë: Kirurgu i njohur abuzoi qindra fëmijë, përfshirë mbesat
Artikulli i radhësSHBA: Sanksione të menjëhershme kundër Turqisë për blerjen e raketave S-400