Presidenti amerikan, Donald Trump dhe zonja e parë Melania, drejtuan për herë të fundit, ceremoninë shtetërore të ndezjes së pemës së Krishltindjeve jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Numri 1 I Uashingtonit, i cili vazhdimisht është përpjekur të marrë meritat për krijimin në kohë rekord të vaksinës kundër koronavirusit, tha në fjalën e tij se vaksina ishte një mrekulli Krishlindjesh.
“Jemi vetëm pak ditë larg shpërndarjes së miliona dozave të një vaksine të sigurtë e të efektshme, e cila do ti japë fund pandemisë e do të shpëtojë miliona jetë njerëzish. Është vertetë një mrekulli Krishlindjesh, një prej arritjeve më të mëdha shkencore në histori.”, tha Trump.
Pasi presidenti u uroi amerikaneve Krishtlindje të gëzuara, zonja e parë shtypi butonin që ndricoi pemën madhështore, ndërsa banda muzkore e marinës, përformonte kënge festive.