A do ta bëj vaksinën Bill Gates? Përgjigjet miliarderi dhe bën parashikimin e zymtë për 5 muajt e ardhshëm

0

Bill Gates ka paralajmëruar që pesë muajt e ardhshëm do të jenë ”mjaft të zymtë” për Shtetet e Bashkuara nëse rastet e COVID-19, shtrimet në spital dhe vdekjet nuk ndalojnë së rrituri. Filantropisti i njohur gjithashtu u zotua të merrte menjëherë vaksinën sapo ajo t’i vihej në dispozicion.

Miliarderi, fondacioni i të cilit ka kontribuar 450 milionë dollarë në përgjigjen globale të koronavirusit, i tha NBC’s Today se gjërat mund të kthehen drejt normalitetit në pranverë nëse amerikanët dyfishojnë masat e shëndetit publik tani.

”Kjo është një situatë paradoksale sepse gjërat po përkeqësohen. Katër deri në pesë muajt e ardhshëm duken mjaft të zymtë”, tha ai.

Ai vuri në dukje, megjithatë, se gjëja më me ndikim që njerëzit mund të bëjnë tani për të parandaluar rritjen e përkeqësimit ishte mbajtja e distancës dhe e maskave.

Duke folur për zhvillimin e vaksinës, Gates tha se ka të ngjarë që të gjithë kandidatët të kenë sukses duke pasur parasysh normat e efikasitetit nga Moderna dhe Pfizer.

”Duket se pothuajse të gjitha vaksinat do të kenë sukses. Ështe shkencë e mrekullueshme, prodhim i shkëlqyeshëm industrial, bashkëpunim perfekt, edhe midis vendeve. Pra, e dini, kjo është një luftë, ne jemi të gjithë së bashku”, tha ai.

Artikulli i mëparshëmPlas në ish-Bllok/ Policia fut në makinë me dhunë të riun, ai u kërkon ndihmë qytetarëve: Me filmoni, jam i pafajshëm!
Artikulli i radhësAleksandër Çipa: Media humbi një nga administratorët më kurajozë dhe ambiciozë