Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare muzikanti shkodran Sokol Marku.
Prej një muaji, ai po luftonte në betejën për jetën, pasi ishte infektuar me Covid-19.
Muzikanti i njohur ishte dërguar së fundmi në Turqi për mjekim të specializuar, por nuk arriti ta fitonte këtë betejë.
Prej vitit 2009, deri në vitin 2014 ai ishte drejtor i shkollës së muzikës në Shkodër “Prenk Jakova”.
Lajmi për ndarjen nga jeta të tij u bë i ditur në rrjetet sociale nga miku i tij, kompozitori Gjon Shllaku, i cili shkruan: “natën e emnit tand u ndave nga kjo jetë, shok e mik i paharrueshëm”.