I martuar me dy gra, kërkon t’i lërë shtatzënë në të njëjtën kohë

0
I martuar me dy gra, kërkon t’i lërë shtatzënë në të njëjtën kohë

Jimmy Silva, 36 vjeç nga Kalifornia është i martuar me dy gra.

Ai shprehet se dëshiron që t’i lerë ato të dyja shtatzënë në të njëjtën kohë, në mënyrë që të mund ta ndajnë këtë eksperiencë me njëri-tjetrin.

Jimmy dhe ChaCha Sahagun, 32 vjeç ishin bashkë prej 10 vitesh dhe të dy nisën një lidhje me Summer Pelletier, 26 vjeç.

Të dy ranë në dashuri pas saj në një takim biznesi në vitin 2012. Jimmy i propozoi të dyjave për martesë në Prill, duke përdorur dy unaza me diamant, të bëra nga një gur i vetëm.

Tani 36-vjeçari kërkon që t’i lerë shtatzënë në të njëjtën kohë.

“Është shumë punë për mua, por do ta bëj. Dua t’i le shtatzënë në të njëjtën kohë“, tha ai për The Daily Star.

Artikulli i mëparshëmDulce Maria bëhet nënë për herë të pare
Artikulli i radhësVrau dhe varrosi pjesërisht shqiptarin në pyll/ Ekstradohet në Itali 42 vjeçari i lidhur me ‘Ndrangheta’