Administrata Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore e SHBA-së (NASA) njoftoi se trupi qiellor në orbitën e tokës është një pjesë e një rakete të lëshuar në Hënë 54 vite më parë.
Në një deklaratë nga NASA thuhet se trupi qiellor që u zbulua në shtator është pjesa e sipërme e raketës Centaur e cila ka transportuar anije Surveyor 2 të dërguar në Hënë në vitin 1966.
Objekti me gjatësi 10 metra dhe gjerësi tre metra është konfirmuar që i përket raketës me teleskopin me infra të kuqe në Hawai.
Astronomi Paul Chodas, një nga ekspertët e NASA-s kishte pretenduar se objekti i cili në fillim ishte klasifikuar si meteor mund të ishte pjesë e raketës Centaur.
Pjesa e raketës hyri në orbitën e tokës dhe filloi të rrotullohet në një drejtim të parregullt duke iu afruar tokës rreth 50.476 kilometra.
Objekti parashikohet se do të dalë nga orbita e tokës në mars të vitit të ardhshëm dhe se do të kthehet në orbitën e tij përreth diellit.