Nxirret në shitje kartolina e parë e Krishtlindjeve në botë

0

Kartolina është prodhuar nga Henry Cole, John Calcott Horsley dhe Joseph Cundall në 1843, në po të njëjtin vit kur u botua “Një Kartolinë e Krishtlindjeve” e Charles Dickens.

Sipas CNN, ajo është pikturuar me dorë të lirë dhe paraqet në të një familje dhe një vajzë të vogël të mbledhur rreth një tavoline, duke shijuar nga një gotë verë. Kjo kartolinë shkaktoi një zemërim të thellë tek qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar pasi u cilësua si një element që promovonte konsumimin e alkoolit, sidomos tek fëmijët. Diskutimet, akuzat dhe revoltat e shumta sollën si rezultat që për gati 3 vite të mos mund të prodhohej dot një kartolinë tjetër e ngjashme.

“Një mijë kopje të kartolinës u shtypën fillimisht për t’u shitur për një monedhë secila, por tani vlerësohet se kanë mbetur më pak se 30 artikuj të tillë , disa prej të cilave gjenden në muze dhe pjesa më e madhe e tyre janë shitur tashmë” tha Justin Schiller, presidenti i Battlesore Ltd., qendra e antikeve në New York, e cila aktualisht zotëron edhe kartolinën.

Kartolina është nxjerrë në ankand që prej ditës së premte me çmimin 25,000 dollar.

Artikulli i mëparshëmFilmi “post-apokaliptik”/ Clooney rikthehet me fantashkencë
Artikulli i radhësRrethrrotullim në mes të detit, pamjet brenda tunelit nënujor në Ishujt Faroe