Rimini, sekuestrohen 275 kg drogë, në pranga 3 shqiptarë

0
Rimini, sekuestrohen 275 kg drogë, në pranga 3 shqiptarë

Janë sekuestruar 275 kg drogë në Rimini (Itali): 160 kg hashash dhe 115 kg marijuanë.

Në pranga janë vënë tre shqiptarë (të moshave 26, 39 dhe 45 vjeç) ndërsa bënin shkëmbimin.

Operacioni është rezultat i një aktiviteti monitorimi të kryer me ekspertizë nga Seksioni Anti-drogë.

 Agjentët ndërhynë në zonën industriale në kufirin midis Rimini dhe fshatit Spadarolo ku ata befasuan tre shqiptarët teksa po shkarkonin kamionin që kishte mbërritur në mbrëmje.

 Sipas hetuesve droga ishte e destinuar për tregtarët e mëdhenj dhe kap vlerën e 700 mijë euro.

Artikulli i mëparshëmBabai i policit të vrarë: Para dy vitesh ka pasur një përplasje
Artikulli i radhësNASA: Një trup qiellor në orbitën e Tokës është një raketë 54-vjeçare