Prej dy ditësh në rrjetet sociale nuk po pushojnë talljet, ironia madje edhe fyerjet ndaj humoristit Ermal Mamaqi i cili ka ofruar një paketë trajnimi se si të bëhesh i suksesshëm, ndaj një shume maramendëse parash.
Midis pikave të këtij programi me pagesë, ato që i kanë vënë flakën rrejetit, janë ato që kandidatët duhet të paraqiten me euro në duar për të ngrënë një drekë të gjatë disa orëshe me Mamaqin si dhe mundësie e ndritur për tu takuar me miliarderët shqiptarë që humoristi i konsideron si modele të pacënueshme suksesi.
Po të shikosh reagimet në rrjetet sociale ato janë ulëritëse…
Por për pagesën e cila në fillm u tha se kushton 24 mijë euro, por që më pas Mamaqi e reduktoi nga 30 mijë në pak më pak se 10 mijë euro kanë reaguar me sakrkazën edhe personazhe publike. Ato janë kryesisht nga qarqet me ide të majta, por edhe nga blogerë dhe gazetarë të njohur. Kështu kryetari i “Nisma Thurrje”, Endri Shabani, ka shkruar në Facebook: “Universiteti i Oxfordit, renditur i pari ne bote, me 72 fitues te cmimit nobel, mesimet te zhvilluara ne grupe me dy-tri studente; akses pa limit ne 100 biblioteka, te cilat kane 200km rafte librash. Cmimi: 9000 euro ne vit. Leksione per “Karrier, Business, Jetë” nga nje komedian; grupe me 10 vete; akses ne nje Grup Facebooku. Cmimi: 24000 euro”.
Edhe aktivisti i Vetvendosjes në Tiranë, Enis Sulstarova ka shkruar: “Sokrat i unshem, apo nje dreke me miliarderra”, do te pyeste Migjeni sot. Kush me jep 24,000 euro hua? Ia kthej pasi te kryej kursin me Ermal M, te takoj miliarderra e te pasurohem. Investim i sigurt”.
“Keto dy drekat e punes, qe qenkan pjese e paketes, a i paguan Ermali a i paguajme ne qe deshirojme ta blejme kete oferte interesante? Edhe a dihet cka ka me pase per dreke”?- nuk eshte përmbajtur në tallje Berat Buzhala.
Me sarkazëm, gazetari shqiptar me banim në Itali, Taulant Kopliku, ka reaguar: “Te ajo pika, “Takime me miliarderet e Shqiperise”, do ti kerkoj takim me Suden”. Ndërsa blogerja, Elona Caslli
nuk e ka kursyer ironinë: “Manual jete për t’u bërë i suksesshëm në jetë. Me pak fjalë, Mamaqi vetëshpallet si etalon suksesi dhe merr përsipër të të udhëzojë edhe si të jetosh. Ia vlen si investim. Siguron të ardhmen në fakt”.
Edhe njëherë pasi i tejkalon kufijtë e kapaciteteve të veta, humoristi Mamaqi vihet në tehun e kritikave. Herën e parë atë e bënë copë pasi i këshilloi njerëzit që donin suksesin të luanin menderet nga vendi dhe të mos lexonin libra se tashmë askush nuk ka nge të lexojë romane.
Këtë herë që u paraqit me vetbesimin e një modeli suksesi që di si ta përçojë këtë dhunti magjike edhe tek të tjerët, ai po përballet me të njëjtin cunam. Fakti se ai njeh miliarderët shqiptarë, më të cilët është prezantuar kur ka shkuar si klloun me pagesë për tu bërë për të qeshur miqtë e kalamajve për ditëlindje, dhe përfiton prej kësaj, për të marrë para për takime me ta e ka shkatërruar në rrjet.
Por pas këtij cunami mamaqi është vetëmbrojtur së pari duke korrigjuar shifrën në krahasim me atë që qarkullonte në rrjet. Pastaj ka përdorur afërsinë me biznesmenin Vasil Naçi (ne mes poshte) për të garantuar se është trajnuar nga vetë bosi i AGNA.
“Për ju që nuk e dini, kam mbi 10 vjet që studioj këtë Filozo të Vetëzhvillimit dhe Motivimit. Jam trajnuar, certikuar nga njerëz që janë Autoritet në këtë industri, që nga Vasil Naçi e deri te më Itë mirët e Planetit, si Tony Robbins, Brian Tracy etj. Uroj të çliroheni nga ky ankth që ju ka kapur nga kjo që po bëj, pasi duhet të kuptoni që asgjë e keqe nuk do t’ju vijë…”- ka shkruar ai.
Por duket se tani për tani këto shpjegime të tij nuk e kanë qetësuar dot valën e ngritur në rrjet, njësoj si në të gjitha rastet kur deliri megaloman dhe grykësia për fitim u përplasen njerëzve me arrogancë para syve.