Taksa e milionerëve/ Më të pasurit do paguajnë për pandeminë

0
Taksa e milionerëve/ Më të pasurit do paguajnë për pandeminë

Argjentina ka miratuar një ligj të ri për të taksuar njerëzit më të pasur, për të paguar masat që do të merren kundër pandemisë së koronavirusit.

Senatorët kanë miratuar ligjin e njohur si ‘taksa e milionerëve’ me 46 vota.

Kushdo që ka një pasuri mbi 2.5 milionë dollarë duhet të paguajë. Në total janë 12 mijë persona që do paguajnë.

Argjentina ka regjistruar 1.5 milionë infeksione dhe thuajse 40 mijë vdekje nga koronavirusi. Edhe pse ka një popullsi prej 45 milionë banorësh, ky vend është prekur rëndshëm nga pandemia.

Një nga hartuesit e ligjit tha se ai do të prekë vetëm 0.8 përqind të taksapaguesve. Personat e pasur do të paguajnë në mënyrë progresive një taksë që shkon deri në 3.5 përqind të pasurisë së tyre.

Presidenti i majtë, Alberto Fernandez tha se shpreson që të mblidhen 150 miliardë dollarë. Partitë e opozitës e kanë kundërshtuar nismën, duke thënë se është konfiskim.

Artikulli i mëparshëmGreqi/ Koronavirusi shuan një familje në Selanik
Artikulli i radhësIbra kujton kalimin nga Barça te Milan: Galiani erdhi në shtëpinë time dhe më tha që…