Policia sllovake arrestoi të mërkurën, Jaroslav Hascak, një nga njerëzit më të pasur dhe me ndikim në vend. Hacak u tha gazetarëve se nuk e dinte për çfarë e akuzonin.
Sipas mediave lokale, arrestimi i kreut të grupit të investimeve “Penta” është lëvizja më dramatike në një seri arrestimesh që kur gazetari investigativ, Jan Kuciak u vra në shkurt të vitit 2018.
Për më shumë se 20 vjet, Hascak u konsiderua si më i fuqishmi ndër të ashtuquajturit oligarkët sllovakë, të cilët thuhet se gëzonin mbështetjen sistematike të politikanëve, raporton bloomberg.
Portali i informacionit Aktuality.sk, mbi të cilin ka punuar Kuciak, u referohet burimeve pranë hetimit dhe raporton se ka prova të përfshirjes së Hascak në fshehjen e provave. Deri më tani, nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të paditur 51-vjeçarrin, i cili vlerësohet se ka pasuri gati shtatë miliardë euro.
Grupi “Penta” paraqitet si “një lojtar kryesor në tregun e pasurive të patundshme në Sllovaki, Republikën Çeke dhe Poloni”. Ai zotëron banka dhe kompani financiare në Republikën Çeke dhe Sllovaki dhe është një aksioner kryesor në mediat sllovake dhe çeke, si dhe në kujdesin shëndetësor privat sllovak.