FOTO/ Kabineti qeveritar modest i Malit të Zi, kryeministri i ri me taksi në punë, disa ministra në këmbë, Dritan Abazoviç me ”Audi”

0
Ytyy

Kabineti qeveritar i Malit të Zi është mbledhur sot për herë të parë pas miratimit nga parlamenti.

Ajo çfarë ka rënë në sy në ardhjen e parë ka qenë thjeshtësia dhe modestia e kryeministrit dhe 12 ministrave.

Krivokapiç edhe pse automatikisht si një kryeministër i vendit i caktohet një automjet, ai e ka refuzuar duke vendosur të shkojë me taksi në ditën e parë të punës. Disa prej ministrave kanë ndjekur të njëjtin trend.

Ndërkohë disa anëtarë të tjerë të kabinetit kanë qenë edhe më modestë pasi pavarësisht një dite me shi në Podgorica, ata kanë ardhur në këmbë dhe me një çadër.

Mediat e vendit fqinj kanë kapur edhe një detaj të veçantë, pasi anëtari i vetëm shqiptar i kabinetit, zv.kryeministri Dritan Abazoviç ndryshe nga kryeministri e ministrat u paraqit me një automjet tip ”Audi” me targa të Podgoricës.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
Artikulli i mëparshëmRama nxjerr videon, shihni si bëhen testet e shpejta në një vatër infeksioni në Tiranë, përgjigjja për 15-30 minuta
Artikulli i radhësMasat antiCovid, Greqia mban mbyllur shkollat deri më 7 janar, kontrolle të rrepta për Krishtlindje