Sindikatat në Nigeri po kërcënojnë me zhvillimin e një greve tre-ditore gjatë kësaj jave çka mund të mbyllë të gjitha portet dhe terminalet e naftës në prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të naftës në Afrikë.
Sindikata e Punëtorëve Detarë të Nigerisë, MWUN, kërkon që qeveria të rregullojë aksesin rrugor dhe trafikun në rrugët që të çojnë në porte dhe kërcënon të fillojë një grevë paralajmëruese mbarëkombëtare tre ditore duke nisur nga e Mërkura, raporton portali i lajmeve Vanguard.
“Pasojat do të jenë të mëdha për ekonominë nigeriane. Qeveria duhet të adresojë gjendjen e rrugëve dhe të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme për të menaxhuar trafikun”, thanë përfaqësuesit e unionit.
Unioni Nigerian i Naftëtarëve dhe Punëtorëve të Gazit Natyror, NUPENG, tha se nuk do të bashkohet grevës në grevë, por punëtorët detarë ishin të lirë të hynin në një grevë nëse një veprim i tillë tërheq vëmendjen e qeverisë për problemin me rrugët.
Qeveria federale e Nigerisë i ka bërë thirrje sindikatës MWUN të mos vazhdojë me planet për grevën, duke thënë se ndërhyrja e qeverisë në rregullimin e problemeve që kërkohen prej tyre, u vonua për shkak të pandemisë dhe protestat masive që kanë prekur Nigerinë.
Muajin e kaluar, kompanitë e mëdha të naftës u kërkuan autoriteteve lokale të rrisin shkallën e sigurisë në impjantet dhe infrastrukturën e prodhimit të naftës në Nigeri pas përshkallëzimit të protestave kundër brutalitetit policor dhe planeve për shkurtimin e vendeve të punës në industrinë e naftës, thanë burimet për Reuters.
Nigerianët kanë dalë në protesta masive kundër njësisë famëkeqe Speciale të Skuadrës Kundër Grabitjeve (SARS) për disa javë, duke bërë thirrje që autoritetet ta shpërndajnë atë. Grupi i të drejtave thotë se ushtria dhe policia nigeriane vranë të paktën 12 protestues paqësorë në Lagos në tetor. Shumë shpesh protestat në Nigeri janë përshkallëzuar duke u kthyer në trazira dhe plaçkitje masive.
Protestat nuk kanë prekur akoma sektorin jetik të naftës në Nigeri. Industria e naftës dhe gazit zë rreth 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit (PBB), ndërsa të ardhurat nga eksporti i naftës zënë 86 përqind të të ardhurave totale nga eksportet.
Bursa për datën 7 Dhjetor 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 416.25 | + 0.75 |
DIESEL | 403.25 | + 5.50 |
©aktualitet.al