Lukaku sfidon Ronaldon e Messin: “Jam një ndër pesë sulmuesit më të mirë në botë”

0

Që kur është tek Inter, e thënë prej tij, është duke luajtur futbollin më të mirë në karrierën e tij. Sigurisht viti i fundit ka qenë për Romelu Lukaku ekstremisht prolifik: në sezonin e parë me zikaltrit ka qenë protagonist me 34 gola e gjashtë asist, fillimi i të dytit, tregon deri më sot 8 gola në kampionat e 4 në Champions e 2 asist.

Javën e kaluar sulmuesi belg udhëhoqi skuadrën në suksesin “jetik” kundër M’Gladbach e tani, me midis golin kundër Bolonjës, Lukaku kandidohet për një tjetër mbrëmje vendimtare kundër Shakhtar. Një rritje teknike, taktike e mentale e ardhur, gjithnjë sipas tij, gati ekskluzivisht nga Antonio Conte, tekniku që e kërkoi me ngulm dhe që e shndërroi në një diamant të zikaltërve.

E vetë Lukaku është i ndërgjegjshëm, aq sa në një intervistë që do të dalë në ditët e ardhshme në faqet e prestigjozes France Football, belgu pretendon vendin e tij në Olimpin e të mëdhenjve: “Bëj pjesë në 5 sukmuesit më të mirë të botës. E nëse Cristiano Ronaldo, Messi ose Lewandowski kanë tejkaluar limitet e tyre, përse të mos ia dal edhe unë?”

Artikulli i mëparshëmBritania e Madhe nis nesër vaksinimin kundër COVID-19
Artikulli i radhësPamjet e aksidentit tragjik në Kamëz/ kush janë dy vajza e përfshira? Njëra humbi jetën, tjetra pas hekurave