Vrasja ‘perfekte’ me një mitraloz me Inteligjencë Artificiale

0

Shërbimi sekret izraelit i ka përsosur kaq shumë vrasjet, sa ekzekutimi i fundit i kryeshkencëtarit bërthamor iranian mund të quhet ‘eliminimi perfekt’.

Sipas BBC, Mohsen Fakhrizadeh u vraj nga një mitraloz me Inteligjencë Artificiale, i cili kontrollohej nga sateliti.

Kryeshkencëtari bërthamor u vra në periferi të Teheranit më 27 nëntor.

Komandanti i Rojes Revolucionare iraniane, Ali Fadavi tha se mitralozi ishte montuar në majën e një kamionçine. Arma qëlloi me precizion, duke eliminuar vetëm shkencëtarin, pa prekur fare gruan e tij.

“Mitralozi u foksua vetëm në fytyrën e Fakhrizadeh, në një mënyrë që të mos qëllohej e shoqja, e cila ishte vetëm 25 centimetra larg,” tha ai.

Irani ka fajësuar Izraelin dhe grupin e muxhahedinëve iranianë, të strehuar në Shqipëri, për këtë ngjarje. Irani është zotuar se do të hakmerret për këtë vrasje.

Artikulli i mëparshëmEkzekutimi i Xhulio Prelës/ Hetime pa rezultat, policia rikthehet te…
Artikulli i radhësBasha: Duhet t’u japim ndihmë ekonomike njerëzve urgjent!