Autoritetet në Tajvan kanë gjobitur me 3500 dollarë një burrë që theu karantinën për vetëm tetë sekonda.
Emigranti filipinas ishte i karantinuar në një hotel në Kaohsiung kur doli nga dhoma e tij deri në korridor, ku dhe u kap nga stafi i hoteli, i cili kontaktoi menjëherë Departamentin e Shëndetësisë.
Sipas rregullave të karantinës në Tajvan njerëzit nuk lejohen të largohen nga dhomat e tyre, për asnjë moment.
Tajvani është vlerësuar gjerësisht për qasjen e tij për të frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19. Asnjëherë nuk ka miratuar bllokime të rrepta dhe kufizime drastike të lirive civile, si në Kinën kontinentale.
Në vend të kësaj, përgjigja e Tajvanit u përqendrua tek shpejtësia. Autoritetet Tajvaneze filluan kontrollimin e pasagjerëve në fluturimet direkte nga Wuhan, ku virusi u identifikua për herë të parë, në 31 Dhjetor 2019, pra kur Covid-19 ishte kryesisht subjekt i thashethemeve dhe raportimeve të kufizuara.
Qeveria gjithashtu investoi në testimin masiv dhe gjurmimin e shpejtë dhe efektiv të kontakteve.
Sot, ishulli me 23 milionë njerëz ka regjistruar vetëm 716 raste koronavirus dhe shtatë vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.