A fshihet numri i të vdekurve nga COVID?! Rakacolli: Jemi në luftë, bilancin do e bëjmë në fund. Të fokusohemi te jetët e fituara

0
Rakacolli 1

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli mohoi kategorish faktin se autoritetet shëndetësore fshehin numrin e viktimave të shkaktuara nga COVID-19.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetareje për faktin se shifrat që raportonë agjencitë funerale në Tiranë për vdekjet nga COVID, nuk korrespondojnë me ato që jem MSH, Rakacolli tha se bilanci i kësaj lufte do të bëhet në fund të përfundimit të kësaj beteje.

“Nga MSH, siç e kemi theksuar me shumë përgjegjësi, raportohen ato raste kur strukturat tona shëndetësore i cilësojnë si raste të vdekjeve nga COVID, Nuk ka asnjë lloj shifre. Nuk ka një paralelizëm mes atyre që janë nga agjencitë funerale dhe nga strukturat shëndetësore, pasi gjerat mund të ndryshojnë. Jemi në mes të një lufte dhe bilancet behën në fund. Shifrat rregullohen shikohen. Asnjë vdekje nuk është e fshehur. Çdo gjë është e thënë me përgjegjësi dhe vazhdojmë ta mbajmë. Shkaku i vdekjes përcaktohet nga mjeku, në kohë reale. Pastaj problemet e agjencive funerale, ato s’do të rregullohen dhe kanë një numër të saktë. Mos të fokusohemi tek vdekjet, por tek jetët e fituara. Është një debat që nuk ka asnjë person që të ketë humbur jetën dhe në letra të rezultoi i gjallë. Jetët kanë humbur jetën në vazhdimësi dhe nga sëmundje të tjera. Është një problem që duhet parë në përgjithësi. Le ta tregojmë me vepra që jemi europianë, pasi është një bilanc që do të bëhet me rigorozitet dhe do të bëhet në fund të luftës dhe jo në mes.”, tha ajo.

Artikulli i mëparshëm“Pozitiviteti 356 për 100 mijë banorë”, Komiteti i Ekspertëve: Tirana, Gjirokastra e Lezha më të prekurat nga COVID-19. Këtë javë do të shohim nëse…
Artikulli i radhësKujtim Gjuzi kërkon mbrojtje nga kunata, deputeti në Gjykatë: Më ka vjedhur gjërat e vyera që kisha në shtëpi, i kam vënë ‘telin’ derës