Qe prej se shtunës Edi Rama lajmëroi se është nisur drejt SHBA në kërkim të vaksinës kundër Covid 19. Prej 3 ditesh nuk ka asnjë lajm nga zyra e shtypit te kryeministrit se kë ka takuar dhe si po i kalon ditët ne SHBA kreu i qeverisë.
Lapsi.al ka mësuar se gjatë qëndrimit të tij në New York, Edi Rama është takuar dhe me Alexandros Karloutsos, patriarku i NY, ndihmës i kryepeshkopit Demetris të Amerikës. Ai njihet si ndërlidhës midis Shtëpsisë së Bardhë dhe komunitetit greko- amerikan.
Foto është e një dite më parë, pas një dreke që kryeministri dhe kreu i kishës ortodokse te NY kanë patur se bashku.
Nuk dihet ç’motiv ka pasur Rama që në periudhën e pikut të pandemisë të shpenzojë kohë në një takim me Alexandros Karloutsos, që njihet ndër te tjera edhe si këshilltar shpirteror i fonadacionit “Besimi një dhuratë për Ortoksinë dhe helenizmin”.
Djali i tij Michalis Karloutsos është jo pak i njohur në komunitetitn greko- amerikan të NY. Ai drejton MAK consulting LLC, firmë këshilluese e specializuar në zhvillimin e biznesit ndërkombëtar, marrdheniet me publikun dhe çështjet qeveritare. Deri në 2017 ai ka qenë i punësuar në administratën e Tramp në funksione të rëndësishme ndërsa së fundmi ka qenë i angazhuar në fushatën elektorale të presidentit të sapo zgjedhur Biden.
Në internet qarkullojnë shume foto te Karlutzios junior me presidentin e sapozgjedhur që në kohët kur Biden ishte senator i Pensilvanise.
Që para nisjes se tij në SHBA qarkulluan zëra se kryeministri do te udhëtonte jo me shume per vaksinën se për të kontraktuar një kompani te re PR për fushatën elektorale. Rendja për të gjetur një kompani të re dhe sa me pranë administratës së sapozgjedhor mund të jetë një pistë që Edi Rama të kapërcente Atlantikun në këtë periudhëë, shumë më tepër sesa versioni zyrtar i sigurimit të vaksinës./lapsi.al