Hamad Bin Khalifa Al Nahyan, djali i liderit të Emirateve të Bashkuara, Khalifa bin Zayed Al Nahyan, ka blerë 50% të aksioneve të klubit Beitar Jerusalem FC, klub izraelit i njohur për tifozerinë raciste dhe anti-arabe.
Sipas familjes së sheikut, kanë ardhur disa kërcënime dhe fyerje pas blerjes së aksioneve.Gjithësesi, investitori i ri do të investojë në klub rreth 92 milionë dollarë në 10 vjet.
“Një ditë historike dhe emocionuese në historinë e Beitar Jeruzalem. Këtë të hënë pasdite, një marrëveshje partneriteti u nënshkrua midis Z. Moshe Hogg dhe Sheik Hamed bin Khalifa al-Nahyan”, thuhet ndër të tjera në faqen zyrtare të klubit.
Sipas klubit, “shuma në fjalë do të shkojë kryesisht për investime në infrastrukturë, futbollistë të rinj dhe blerjen e lojtarëve të mundshëm në të ardhmen. Një bord i ri drejtorësh do të formohet gjithashtu për grupin, i cili do të përfshijë gjithashtu djalin e sheikut, Muhammad bin Hamed bin Khalifa, i cili do të jetë përfaqësuesi i tij”.