Dobësohen Dollari dhe Euro ndërsa Paundi britanik nuk luhatet. Bursa për datën 8 Dhjetor 2020

0

Monedha europiane ka regjistruar një rënie të lehtë të vlerës duke u blerë këtë mëngjes me 123.4 lekë dhe duke u shitur me 124 lekë, krahasuar me ditën e hënë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan ka pësuar një zbritje prej 0.3 pikë nga dita e djeshme duke u blerë këtë të martë me 101.7 lekë dhe duke u shitur me 102.6 lekë.

Paundi britanik ndërkaq pas rënies së fortë të ditës që pësoi gjatë fundjavës është shfaqur i qëndrueshëm këtë mëngjes duke u blerë sërish sikurse dje me 135.5 lekë dhe suke u shitur me 136.7 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu nuk ka pasur lëvizje të vlerës këtë mëngjes duke u blerë edhe sot me 113.8 lekë dhe duke u shitur me 114.8 lekë, referuar tregut valutor vendas.

Bursa për datën 8 Dhjetor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA415.00– 1.25
DIESEL404.25+1.00

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmRama fotografohet me Fugën në rrugët e Manhatanit
Artikulli i radhësMaduro: Kam marrë informacione se po përgatitej vrasja ime