Gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Denisa Dokun, shoferen që drejtonte makinën kur ndodhi aksidenti tragjik në Kamëz, ku humbi jetën kunata e saj.
Pavarësisht thirrjeve të familjarëve që 19-vjeçarja të mos ndiqej penalisht, ajo është lënë në “arrest shtëpie” si dhe është vendosur t’i hiqet patenta deri në përfundim të hetimeve.
Denisa Doku i preu rrugën një mjeti tip “Benz” në Kamëz, teksa po drejtonte mjetin “Smart”. Nga përplasja e fortë humbi jetën pasagjerja, kunata e saj, 22-vjeçarja Alida Spahiu.