Joshua: Klitschko më ka dhënë këshilla se si ta mposht Pulev

0
Joshua: Klitschko më ka dhënë këshilla se si ta mposht Pulev

Më 12 dhjetor do të zhvillohet në Londër sfida e titujve kampionë në peshat e rënda në boks mes kampionit në fuqi, britanikut Anthony Joshua dhe sfidantit bullgar Kubrat Pulev. Një sfidë që pritet me shumë interes edhe pse Joshua shihet si favorit për të fituar këtë duel.

Në një intervistë për “Sky Sports”, britaniku tha se ka biseduar një muaj më parë me ukrainasin Wladimir Klitschko, që i ka dhënë disa këshilla për këtë sfidë. Klitschko e ka mposhtur Pulev në vitin 2014 me KO, telesport.

“Jemi 3 boksierë të ndryshëm dhe bëhet fjalë për 3 duele të ndryshme, ku përgatitjet janë të ndryshme. Gjithsesi, këshillat e tij janë të rëndësishme. Unë jam përgatitur mirë, për një sfidë e betejë të fortë në ring. Ka qenë një periudhë e gjatë, stresuese dhe e vështirë pa duele, por di që jam gati”, tha Joshua.

Artikulli i mëparshëmGreva mund të mbyllë të gjitha portet dhe terminalet e naftës të prodhuesit më të madh të OPEC në Afrikë. Bursa për datën 7 Dhjetor 2020
Artikulli i radhësVIDEO/ Qindra tifozë mblidhen për ta pritur Ronaldon në Barcelonë