LIGJI/ Kur mund të qëllojë polici me armë zjarri, rrethanat janë dy: E shtëna është mjeti i fundit që të ka ngelur për t’u mbrojtur!

0

Featured image of article: LIGJI/ Kur mund të qëllojë polici me armë zjarri, rrethanat janë dy: E shtëna është mjeti i fundit që të ka ngelur për t’u mbrojtur! NENET

Vrasja e 25 vjecarit në kryeqytet, mbrëmjen e djeshme ka hapur debate në lidhje me përdorimin e armëve nga efektivët e policisë, kur duhet hapur zjarr dhe kur jo ndaj një qytetari.

Por kur janë rastet që parashikon ligji se kur një punonjës policie mund të qëllojë me armë zjarri në drejtim të një qytetari. Sipas nenit 135 punonjësi i policisë mund ta përdorë armën e tij vetëm atëherë kur është e domosdoshme dhe kur personi përballë ka rrezikshmëri të lartë për jetën dhe shëndetin e personave të tjerë.

Madje në nenin 7 thuhet se polici nuk duhet të përdorë armën në momentin kur personi tenton të largohet pasi kjo tregon që ai ka hequr dorë nga veprimi që kishte nisur të bënte.

Neni 135

1. Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe subjektet e tjera mund ta përdorin armën e zjarrit të shërbimit, në ushtrim të detyrave të tyre dhe në përputhje me dispozitat e këtij ligji, vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme dhe vetëm si mjet i fundit për të parandaluar ose neutralizuar veprimet e dhunshme të rrezikshme të personit me rrezikshmëri të lartë për jetën dhe shëndetin e tij dhe personave të tretë, kur mjetet e tjera të përdorimit të forcës nuk kanë dhënë rezultat ose nuk arrijnë objektivat e ligjshëm të detyrave funksionale.
2. Shmangia e një rreziku nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit nga subjektet që u njihet kjo e drejtë, bëhet për të mbrojtur jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tyre ose të një tjetri nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit, me kusht që karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit, si dhe kur u kërkohet për të përballuar një rrezik real dhe të çastit, që kërcënon atë ose një person tjetër apo pasurinë e tyre nga një dëmtim i rëndë, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh se dëmi i zmbrapsur.

Neni 58

Përgjegjësia e punonjësit të policisë Punonjësi i policisë që mban armë zjarri, përgjigjet për marrjen e masave që kanë të bëjnë me shmangien e:
a) dëmtimeve të armës, humbjes dhe përdorimit të saj nga persona të tjerë;
b) modifikimit të armës dhe të municioneve;
c) qitjeve aksidentale;
ç) demonstrimeve të panevojshme dhe kërcënuese.

Neni 59
Rregullat për mbajtjen dhe përdorimin e armës

1. Mbajtja e armës në situatat e punës, bën të detyrueshëm zbatimin e rregullave të mëposhtme:
a) pistoleta të mbahet në brez, në anën e djathtë ose të majtë sipas lehtësisë së përdorimit, e futur në këllëf, e siguruar që të mos dalë në mënyrë të pavullnetshme, pa fishekë në folenë e fishekut dhe në siguresë;
b) arma e gjatë e zjarrit dhe speciale mbahet gjithmonë në krah, sipas mënyrës së rekomanduar në instruktazh/manualin përkatës, pa fishekë në folenë e fishekut, në siguresë.
2. Në situatat e punës, kur punonjësi i policisë nuk është i veshur me uniformën e policisë, ai detyrohet të tregojë kujdes maksimal për shmangien e ekspozimit të armës individuale.
3. Punonjësit të policisë i ndalohet hyrja me armë zjarri në objekte kulti, në mjedise paraburgimi, në zyra e përfaqësi diplomatike, në zyrat e administratës së lartë shtetërore.
4. Përgjegjësitë për zbatimin e rregullave të mbajtjes dhe përdorimit të armëve të zjarrit klasifikohen:

a) përgjegjësi individuale, e cila nënkupton përgjegjësinë administrative individuale, në rastet kur punonjësi i policisë ka përdorur armën në kundërshtim me rregullat;
b) përgjegjësi e urdhërdhënësit, e cila nënkupton përgjegjësinë administrative të urdhërdhënësit, në rastet kur keqpërdoren apo kapërcehen kompetencat prej tij.

Ligji

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatë. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra. Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

Artikulli i mëparshëmKujtim Gjuzi kërkon mbrojtje nga kunata, deputeti në Gjykatë: Më ka vjedhur gjërat e vyera që kisha në shtëpi, i kam vënë ‘telin’ derës
Artikulli i radhës15 gjëra intriguese që disa njerëz panë me sytë e tyre