Nuk është Messi i dikurshëm, Pirlo na tregon problemin e vërtetë të Leos…

0
Nuk është Messi i dikurshëm, Pirlo na tregon problemin e vërtetë të Leos...

Lionel Messi nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në këtë fillim të sezonit 2020/2021, ndërsa Andrea Pirlo beson se çështja e tij nuk ka të bëjë me aspektin sportiv.

Trajneri i Juventusit mendon se e gjithë drama që ndodhi në fund të edicionit të kaluar (kur argjentinasi e kërkoi largimin dhe klubi nuk e lejoi), ka ndikuar te kapiteni i Blaugranëve.

“Messi është në një periudhë të veçantë të jetës së tij, jo të karrierës së tij, sepse ka pasur një problem këtë verë. Ka të bëjë me faktin se a do të qëndrojë apo jo te Barcelona”.

“Por gjatë ndeshjeve, gjithmonë i ka treguar vlerat e tij. Më shumë se aspekti i futbollit, ai ka një problem psikologjik, por nuk dua të përfshihem në këtë, sepse nuk ka të bëjë asgjë me ne”.

 “Messi është një fenomen dhe e ka dëshmuar këtë”, ka deklaruar Pirlo në konferencën për shtyp para ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit që zhvillohet sonte (e martë) në “Camp Nou”.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Qindra tifozë mblidhen për ta pritur Ronaldon në Barcelonë
Artikulli i radhësVritet me thikë në gjoks murgu i manastirit në Bosnje