Të enjten rifillon dialogu Kosovë – Serbi në nivel ekspertësh

0
Të enjten rifillon dialogu Kosovë - Serbi në nivel ekspertësh

Të enjten do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel të ekspertëve. Në Bruksel pritet të vazhdohet diskutimi ndërmjet palëve për pretendimet financiare.

Këtë për KosovaPress e kanë konfirmuar Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian. Pas më shumë se një muaj, koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni në kryeqendrën evropiane do të vazhdojë negociatat të mbetura në gjysmë nga takimi i 29 tetorit.

Nga zyra e kryeministrit Hoti u shprehën se bashkë me Hysenin do të marrin rrugë në Bruksel dhe ekspertë e ekonomisë.

“Takimi i radhës në Bruksel(10.12.2020) do të zhvillohet në nivel të ekspertëve, ekipi do të udhëhiqet nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni. Do të vazhdoj diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare”, ka thënë në një përgjigje për KosovaPress, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.

E këtë takim e konfirmuan për KosovaPress edhe nga zyra e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, por pa e zbërthyer agjendën e takimit.

Për dallim nga takimet e nivelit të ekspertëve, liderët e shteteve, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk janë takuar që nga fillimi i shtatorit.

Artikulli i mëparshëmMeta me Raportuesen për Shqipërinë: Integrimi kalon përmes zgjedhjeve të ndershme
Artikulli i radhësBasha dhe Berisha, homazhe në monumentin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari