Anëtari i Bandës së Durrësit, Indrit Taullau, që u arrestua dy ditë më parë në Kosovë doli sot përpara Gjykatës së Prizrenit, për t’u njohur me masën e sigurisë në ngarkim të tij.
Ndalimi i Taullaut është bërë nga ana e Interpol, me urdhër të SPAK-ut.
Sipas burimeve nga autoritetet kosovare, ai është ndaluar si i dyshuar për vrasje të rëndë të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ngjarja për të cilën dyshohet këtë herë Indrit Taullau ka ndodhur në 2019 në Durrës.