Gjatë sfidës së Serie A mes Sampdorias e Milan ka patur edhe një moment nervozizmi mes Candreva e Tonalit, që kërkoi ndërhyrjen e arbitrit për të qetësuar situatën. Vetëm se mënyra si u zgjidh episodi i moviolës nuk i ka pëlqyer fare kuqezinjve. Gjithcka ndodhi në minutën e 63′ pas një faulli në favor të Samp, akorduar nga Calvarese, për ndërhyrje të gabuar të Tonalit ndaj Ferrarit.
Mesfushori i Milan i kërkoi shpjegime arbitrit duke e mbajtur topin në duar. Në këtë pikë Candreva, për të shpejtuar lojën, i mori topin nga duart dhe i shkuli veshin, duke e mbajtur edhe nga flokët.
Qetësi olimpik e Tonalit, që nuk reagoi fare ndaj provokimit e rimori pozicionin e tij në fushë sikur asgjë të mos kishte ndodhur, por gjesti i diskutueshëm ka sjellë debate të forta, duke mos u sanksionuar as nga arbitri që ishte aty prezent e as nga ndërhyrja e VAR.