Vrasja e Klodian Rashës nga policia/ Qytetarët në protestë nesër përballë kryeministrisë

0
ME FOTO: Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga  polici në mesnatë – Dosja AL

Vrasja nga policia e të riut Klodian Rashës ka sjellë edhe reagimin e shoqërisë civile. Ditën e nesërme qytetarë të ndryshëm do të mbajnë një protestë homazh përballë kryeministrisë në orën 10.00.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer me zemërim, duke e krahasuar me vrasjen e George Floyd në SHBA. Ata kanë bërë thirrje për protesta.

‘Që e drejta e një individi mos të jetë vdekja e tij

Më 8 dhjetor vritet një djalë se ora dhjetë e mbrëmjes e gjeti disa metra larg shtëpisë. Nuk gjobitet, por vritet. Polici që e ka qëlluar me dy plumba, pohon se ishte shumë errësirë dhe se i ishte dukur se djali do ta qëllonte.

M’u duk se- thotë polici që paguhet nga taksat tona dhe ndjek me vrap një të ri, që kthehej nga kafja me miqtë e tij.

Që e drejta e një individi, mos të jetë vdekja e tij, unë nesër do të eci në këmbë pas ores 10.00 në mbrëmje nga Kryeministria deri tek shtëpia e  Klodian Rashës.

Nesër tek Kryeministria në orën 10.00 në mbrëmje. Policia e Shtetit ka të drejtën të na gjobisë, por kurrsesi të na vrasë.

P.S. Përveç të vërtetës, nuk do kemi armë tjetër me vete,’ ka bërë thirrje aktivisti Genc Sejko.

Mesazhi i tij është shpërndarë qindra herë.

Artikulli i mëparshëmU qëllua për vdekje nga policia/ Basha viziton familjen e 25-vjeçarit, dënon ashpër ngjarjen
Artikulli i radhësTë vdesësh në ditën e rinisë