Rikthehen përmbytjet në Venecia. Në orët e fundit niveli i ujit në qytet ka shkuar në një maksimum prej 138 centimetra.
Sistemi i mbrojtes I barrierave “Mose” nuk u aktivizua dhe për pasojë një pjesë e qytetit u përmbyt.
Gjatë baticës, alarmi u ngrit nga Prokurori i Bazilikës së San Marco: “Situata e tmerrshme”.
Të hënën, Qendra Tide kishte lëshuar një parashikim përe një nivel uji që mund të shkonte deri në 125 centimetra, por pavarësisht kësaj nuk ishte filluar procedura për aktivizimin e barrierave mbrojtesë.
Një procedure që në fakt duhet të nisë 48 orë përpara varësisht nga parashikimet por që këtë herë nuk ka funksionuar.
Përmbytjet ne qytet kanë paralizuar jetën në Venecia, sidomos turizmin që mban gjallë këtë zonë.