Gazetari Artan Hoxha ka treguar emrin e personit që ka sjellë minën për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005.
Ai u shpreh se ka qenë Aleks Keka personi që solli lëndën plasëse, por edhe ai u ekzekutua në të njëjtën mënyrë 5 vite më vonë.
“Aleks Keka është personi. Ai dyshohet se solli minën me telekomandë nga jashtë për të vrarë Vajdin Lamajn. Është ai që e hodhën në erë në Shkodër,”- tha Hoxha.
Kujtojmë se Vajdin Lamaj ishte në ashensorin e pallatit të tij së bashku me Artan Arsin, kur lënda plasëse shpërtheu dhe i vrau të dy në vend, ndërkohë që Keka u ekzekutua në 18 qershor të vitit 2009 ën vendin e quajtur Grizhë.
Ai po udhëtonte me mjetin e tij tip “Mitsubishi”, kur bomba me telekomandë e vendosur në makinën e tij shpërtheu dhe e la të vdekur në vend.